Subscribe

OSBE ka marre iniciativën per te nisur debatin mbi përdorimin e teknologjisë ne zgjedhjet ne Shqipëri, duke ftuar edhe kompani qe mundësojnë identifikimin biometrik te zgjedhësve, votimin e numërimin elektronik. Por nisja e këtij debati mbi nje ceshtje qe eshte prioritare per Partine Demokratike, vuri ne pah skepticizmin e palëve.

 

“Ka rreziqe në përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe të gjitha duhet të merren parasysh. Teknologjitë e reja të votimit nuk mund të krijojnë besim dhe nuk mund të zëvendësojnë besimin te sistemi zgjedhor.”

 

Diplomatet theksuan se problemi kryesor ne proceset elektorale është blerja e votës dhe teknologjia nuk i jep zgjidhje tërësisht kësaj çështje

 

“Problemi kryesor qe ODIHR dhe ne qe vëzhguam zgjedhjet pame eshte i njejte me ate ne proceset e kaluara; blerja e votes, presioni mbi votuesit, media dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore ne nivel qendror dhe vendor. Votimi dhe numërimi elektronik nuk do ti zgjidhe keto probleme. Mund te zgjidhe probleme te tjera, por per te zgjidhur keto ceshtje prioritare Shqipëria duhet te zbatoje rekomandimet e ODIHR.”

 

Si kundërpërgjigje, Bylykbashi ka listuar problemet qe ju jep zgjidhje teknologjia; duke nisur nga identifikimi nëpërmjet shenjës se gishtit i cili shmang blerjen e kartes se identitetit.

 

Debati mbi aplikimin e teknologjisë ne zgjedhje nuk eshte i ri, ne 2012 u zhvilluar nje tryeze e ngjashme e asokohe palet rane dakord per ta futur ne kodin zgjedhor votimin elektronik dhe verifikimin elektronik te kartës se identitetit si projekte pilot qe gjithsesi nuk u zbatuan ne zgjedhjet parlamentare te qershorit 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *