Subscribe

Irani  reagon sërish ndaj vendimit të Tiranës zyrtare për dëbimin e diplomatëve iranianë nga  Shqipëria.

 

Sipas ministrisë së jashtme iraniane, Shqipëria  nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike të asnjë lloji në Iran, por Irani ka protestuar në kryeqytetin e Tiranës për masat e papranueshme të marra nga vendi.

 

 

BAHRAM QASEMI

ZËDHËNËS, MINISTRIA E JASHTME E IRANIT

Ne ia dorëzuam Shqipërisë protestën tonë, por vendi nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike në Iran, kështu që nuk mund të thërrisnim ambasadorin apo përfaqësuesin e tyre për të protestuar apo dëbuar atë. Megjithatë, ne treguam protestën tonë të ashpër përmes kanaleve të tjera.

 

Ai tha se Irani hapi ambasadën e tij në Tiranë rreth 30 vjet më parë, por për shkak të problemeve të rënda ekonomike Shqipëria nuk mund të hapte një ambasadë në Teheran.

 

Qasemi shtoi se të enjten, nën presionin e qeverisë së SH.B.A.-së dhe shërbimit të inteligjencës së Sionistëve dhe me bashkëpunimin me disa grupe terroriste anti-iraniane, Tirana dëboi dy diplomatë iranianë.

 

Duke e quajtur sjelljen e Tiranës ‘të papranueshme’ dhe ‘të dënuashme’, ai tha se ky veprim është vazhdimi i skenarëve të mëparshëm për të sabotuar Europën dhe marrëdhëniet e Iranit në epokën aktuale kritike.

 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha të mërkurën se kishte dëbuar dy diplomatë iranianë të dyshuar për “përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit”. Irani e dënoi masën, duke thënë se vendi ballkanik ra pre e një skenari të fabrikuar nga SHBA dhe Izraeli.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *