Presidenca I është përgjigjur sërish kreut të KED, Ardian Dvorani pas deklaratave të bëra prej këtij të fundit.

 

Në një postim në Facebook, zëdhënësi I presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi teksa I kërkon kreut të KED që të ruajë qetësinë shkruan se publikimi I videove nuk ka filluar akoma. Ai i bën të qartë me tej kreut te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi qe te mos demtoje provat pasi, sipas tij, do e rendoje akoma me shume poziten e tij.

 

“Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde! Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *