Korporata Elektroenergjetike ka zbardhur detajet e kontratës së lidhur me konsociumin italo-amerikan që do të prodhojë energji në Vlorë me dy termocentrale të lëvizshme.

 

Referuar kësaj kontrate, korporata do të ketë një pagesë ditore ndaj kompanisë Exelerate Energy 94.5 mijë dollarë, nga të cilat 63 mijë janë qira, ndërsa pjesa tjetër është mirëmbajte.

 

Sipas të dhënave, energjia e prodhuar do të sigurojë në periudhën e dimrit 10% të kërkesës, ndërsa në pranverë-verë 20% të nevojave. TECE-t do të prodhojnë energji me naftë, por ende nuk është specifikuar nëse ajo do të merret me taksa zero apo me akcizë. Blerja do të kryhet nëpërmjet ankandeve, ndërsa risku i çmimit të këtij produkti mbetet i lartë, këto kohe kur tregjet janë të destabilizuara.

 

Sa i përket kostos finale të prodhimit të energjisë, përllogaritjet e korporatës janë që për një megaëat/orë (MËH) energji të prodhuar çmimi arrin në maksimumi në 160 euro, ndërsa ky çmim në bursa sot mesatarisht luhatet në 250 euro.

 

Dy TECE-t pritet të vijnë në vend gjatë muajit maj, ndërsa pritet të nisë prodhimin gjatë muajve të verës, atëherë kur rritet edhe konsumi i energjisë në vend.

 

Kontrata do të këtë një afat dyvjeçar, ndërsa mbetet e paqartë çfarë do të ndodhë nëse çmimet në bursa do të stabilizohen, a do të vijojë të prodhohet energji nga këto TECE, ndërsa pagesat mujore do të vijojnë të paguhen nga KESH ndaj kompanisë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *