Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se qëllimisht ka nxjerre teatrin kombëtar jashte ansamblit te monumenteve te kulturës, per ti krijuar mundësi ndërtimit te kullave ne kete zone. Ish-ministri i drejtësisë Gazment Bardhi ka publikuar dy vendime te qeverise; I pari i përket vitit 2000 dhe mbronte teatrin si monument kulture; vendimi i dyte është marre nga qeveria Rama vjet ne prill dhe le jashtë ansamblit pikërisht ndërtesën e teatrit.

 

 “Me vendimin e datës 12 Prill 2017 qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar dhe çdo zonë tjetër të Tiranës, ku ka planifikuar ndërtimin e Kullave. Vendimi për zvogëlimin Qendrës Historike është marrë pa patur asnjë argument ligjor,  teknik apo historik. Argumenti i vetëm është pastrimi i parave dhe fitimi i miliona eurove nga Edi Rama, njësoj siç bëri kur ishte Kryetar Bashkie, që shndërroi çdo lulishte dhe hapësirë publike në shesh ndërtimi për të përfituar 20 %-shin nga çdo ndërtim.”

 

Sipas PD, ndërtimi i teatrit te ri kombëtar eshte thjesht nje afere korruptive prej te cilës kryeministri Edi Rama fiton 205 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *