Godina e Teatrit Kombëtar, me të njëjtën arkitekturë siç ishte para se të shembej, do të ndërtohet sërish.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama nga Parlamenti. Ai deklaroi se ajo do të ndërtohet në një vend tjetër dhe do të jetë një teatër i dedikuar për fëmijët.

“Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do t’jua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh. Do ta kemi mes nesh, jo aty, jo ai teatër. Për më shumë, do ta shikoni, do ta shpjegojmë dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina. Atëherë tek ajo godina do të shkojnë vetëm fëmijët me mësuesit e tyre për tu mësuar vizatimin, aktrimin e për tu treguar se çfarë ka qenë Tirana dikur. Këta që mërziten se ajo është diku tjetër, nuk do të shkojnë. Por mendoj se ja vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë. I dashur Ralf e vendosim vetë sepse jemi zgjedhur që të vendosim, jo që të vendosni ju apo ata që kanë ikur.”

Për shkatërrimin e asaj godine pati përplasje të shumta mes artistëve, aktivistëve dhe opozitarëve me policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *