Aktorja mjaft e njohur për publikun shqiptar, Alesia Xhemalaj ndau më shumë detaje nga karriera e saj dhe jeta përtej skenës.
E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” nën moderimin e Brikena Prifti, Xhemalaj tha se nuk i ndan dot se çfarë pëlqen më shumë, filmin apo teatrin, por theksoi se i është dhënë më shumë mundësia të punoj në teatër.
“Kam shijuar më shumë teatrin se në teatër më është dhënë mundësia, por jo se nuk e dua filmin. Është fati ynë më i keq që nuk realizohen shumë filma.
Ka pasur shfaqe që kam thënë që uau sa mirë ishte kjo shfaqe, por nuk kam thënë asnjëherë që sa krenare jam për veten. Jam me këmbë në tokë.
Nuk jam njeri që vihem në siklet. Nëse është komedi unë nuk qesh kurrë, e mbaj shumë të qeshurën. Nuk më pëlqen të qesh në skenë, vetëm një herë më ka ndodhur. Jam natyrë e ndjeshme edhe pse të tjerët më konsiderojnë natyrë të ftohtë”, tha Alesia Xhemalaj.
Aktorja deklaroi se më e lidhur në familje është me motrën, kjo pasi edhe jetojnë bashkë. Gjithashtu Xhemalaj tha në “Vizioni i Pasdites” se nuk është në një lidhje. Me batuta ajo tha se është beqare në gjendjen civile.
“Më shumë e lidhur jam me motrën, pasi me të edhe jetoj. Jemi si dy shoqe. Statusi në gjendjen civile jam beqare. Beqare jam nga të gjitha anët. Për mua nuk ka rëndësi fare çfarë profesioni ka, mjafton të jetë njeri i mirë, kjo është kryesorja.
Të hënën kam provat për një shfaqe në teatër. Kam shumë ëndrra, mendoj se nuk kam bërë asgjë. Shpresoj që të arrij edhe më shumë”, përfundoi akrorja. /vizionplus.tv