Subscribe

Shtëpia është skena dhe skenografia e artistëve të teatrit “Andon Zakon Çajupi”, ndërsa spektatori qëndron i ulur para një aparati celular. Kur pandemia mbylli edhe dyert e teatrove, artistët e Korçës zgjidhjen e gjetën te teknologjia. Poezi dhe këngë për ndjekësit në rrjetet sociale.

Idesë për të argëtuar spektatorin besnik dhe për të ngacmuar të tjerë që me rihapjen e skenave të vijnë në teatër i janë përgjigjur si aktorët e “Andon Zako Çajupit” edhe ata të gjinive të tjera të artit.

Shpresa e Zamira Kitës, që drejton teatrin e Korçës, është një lehtësim i masave, rikthimi te spektatori jo në skena të mbyllura por me shfaqje në qiell të hapur.

E nëse kjo do të ndodhë është menduar edhe për elementët mbrojtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *