Subscribe

Valdete Idrizi, deputete e PDK-së e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus ka folur lidhur me çshtjen e të zhdukurve në Koosvë nga masakrat serbe. Ajo është shprehur se ka patur presion ndërkombëtar që kjo çështje të mos merrte jehoionë ende më të madhe se çka mundur të marrë.

“Flasim për dëshmi të dokumentuara, varrezë masive që është afër Beogradit, dhe nuk është dënuar askush që I ka bart ato kufoma kur dihet që lokacioni I takon kazermës, Ushtrisë serbe.

Ka fajtorë, edhe në të gjitha takimet ndërkombëtare, mundësia ka qenë me u bë edhe më e madhe.

Ka patur presion ndërkombëtar pë rta mbajtur në heshtje, por unë mendoj që kemi mundur presion me ba ma tepër edhe në anën tjetër edhe te bashkësia ndërkombëtare, se ne natyrisht si popull I vuajtur kemi qenë në një farë forme të obliguar që të dëgjohemi me bashkësinë ndërkombëtare, po ndoshta nuk është dasht me shku deri në atë masë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *