Të tjera doza të vaksinës Pfizer mbërritën këtë të hënë në Shqipëri.

 

Kryeministri Edi Rama tha se në aeroportin “Nënë Tereza” kanë zbritur 45.630 doza vaksine.

 

Këtë informacion, kreu i qeverisë e shoqëron edhe me një thirrje për qytetarët e pavaksinuar që të përfitojnë nga ditët e hapura të vaksinimit gjatë gushtit.

 

“🧪 45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ 👉duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

🧪 1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar👉 të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.

#VaksinatShpëtojnëJetë

#ShqipëriaBuzëqesh🌼”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *