354 anetaret e Keshillit Kombetar do te votojne te shtunen per njerezit qe do te drejtojne partine demokratike pergjate 4 viteve te ardhshme.

 

Keshilli do te zgjedhe numrin dy te PD, sekretarin e pergjithshem; dy nenkryetaret, sekretaret funksionale s dhe kryesine.

 

Me ndryshimet ne statutin e Partise Demokratike, te miratuara prillin e vitit te kaluar, 15 anetare te kryesise do te votohen nga keshilli, nje model ky i ndryshem nga ai qe Basha zgjodhi ne mandatin e pare si kryetar partie, e qe eshte i njejte me modelin e Berishes.

 

Sipas statutit te gjitha kandidaturat per keto poste i cakton kryetari i partise.

 

Por ndryshe nga me pare, pothuajse asgje nuk dihet per vendimin e Bashes ne lidhje me ekipin drejtues te PD, i cili eshte njeheresh ekipi me te cilin Basha do te kerkoje te sjelle Partine Demokratike ne pushtet. Por mesohet se dy nenkryetaret e PD nuk do te ndryshojne e do te rikonfirmohen Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *