Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur urgjent drejt Kavajës, pas sulmit në zyrën elektorale të PD në këtë qytet.

Nga të shtënat me armë, mbeti i plagosur në këmbë një 27-vjeçar, i identifikuar si Bledar Okshtuni.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje. Ndërkohë vijon krehja e zonës, si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Në zyrën ku ka ndodhur ngjarja është edhe Grida Duma, kandidate në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *