Policia e Elbasanit ka dalë në një komunikatë zyrtare në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës ku pati të shtëna me armë zjarri afër bashkisë.

 

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E.O., i cili nuk i është bindur urdhrit për ndalim nga forcat e rendit.

 

Në njopftim sqarohet se ka qenë policia ajo që ka gjuajtur me armë në ajër pas thirrjes që I bëri shtetasit me iniciale E.O. për të ndaluar.

 

Forcat e rendit vijojnë punën për kapjen e këtij shtetasi.

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.O., i cili është shpallur në kërkim policor për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Shtetasi E.O., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, të cilët i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por është larguar me vrap për të mos u  identifikuar nga Policia. Gjatë ndjekjes për ta ndaluar  njëri nga punonjësit e policisë ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

 

Vijon puna intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *