Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pranë banesës së tij në Selenicë. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte rreth orës 11:45.

I lënduar identifikohet si shtetasi me iniciale J.Xh, rreth 50 vjeç dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë.

Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *