Të shtëna me armë zjarri shkaktuan panik sot në mesditë në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë.

 

Luçio Rroko, 42vjeç, pronar i një plazhi privat, dyshohet se qëlloi tre herë në ajër me pistoletë pas një konflikti që pati me disa pushues, të cilët po kalonin ne hapësirën e tij me kuaj.

 

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa 42-vjeçari u largua me shpejtësi me një motor.

 

Në momentin e ngjarjes, në plazhin e Zvërnecit kishte shumë pushues, mes të cilëve edhe shume fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *