Një person ka qëlluar me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.

Autori, i dyshuar si shtetasi me iniciale XH.S., ka qëlluar në ajër drejt një karburanti, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Autori mendohet se ka qenë i dehur. Ndërkohë, burimet konfirmojnë se ai është ndaluar nga policia.

Ka qënë menaxheri i karburantit, ai që ka lajmëruar policinë. Më pas, autori i ngjarjes është arrestuar në brendësi të lagjes ‘10 korriku’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *