Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”.

Dyshohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale N. A.

Vizion Plus mëson se nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *