Babë e bir kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar.

Të plagosurit janë shtetasit me iniciale H.B. dhe M.B., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, uniformat blu kanë identifikuar autorin e plagosje edhe po vijon krehja e zones për kapjen e tij. Bëhet fjalë për shtetasin A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkoolit dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *