Petrit Vasili bën thirrje për rinisje të protestave.

 

Duke marrë shkas nga rritja e çmimit të bukës dhe situatës së krijuar në vend nga pandemia, nënkryetari i LSI-së shprehet se ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë “të çohen në këmbë” për të shpëtuar vendin nga “gremina”.

 

“Te gjithe ne kembe kunder grabitjes monstruoze rilindase te prones dhe jetes se shqiptareve! Nga rruget e florinjta me mbi 20 milion euro km e deri tek rritja e çmimit te bukes tregojne se grabitja dhe pervehtesimi rilindas nuk kursen asgje. Kur nuk kurseu as çmimin e bukes mendoni te tjerat. Mijra familje po perballen me Covid-in dhe shpenzojne e futen ne borxhe per perballuar semundjen ndersa rilindja, qe e ka per detyre jo vetem nuk i ndihmon, por perkundrazi vazhdon koncesionet per oligarket, qe gllaberojne miliona euro duke i leneshqiptaret ne dite te hallit. Pronat publike po grabiten vazhdimisht dhe hipotekat jane kthyer ne vatra grabitjeje te pronave te qytetareve aq sa ne Vlore ku deputet ka qene per plot tete vjet Edi Rama jane ndryshuar nje ushtri me drejtore. Tenderat, qe grabisin dhjetra milion euro behen ne mes te Tiranes ku 7 prej tyre ne Unazen e Tiranes  rrembejne 130 milion euro dhe menyra skandaloze se si ato behen, ku cmimi ka vlere vetem 50% te pikeve dhe diplomat e teknikeve ndajne thelën e fitimit te tenderit, eshte prove kaq e qarte sa vetem syte e plasur te Prokurorise Shqiptare nuk e shohin. Çdo minute rilindja pervehteson dhe grabit pronen publike. Ndaj te gjithe ne kembe per te shpetuar vendin nga gremina. Cdo minute e rilindjes ne pushtet do te thote shkretim i prones dhe interesit publik si dhe shkretim i vendit nga shqiptaret e deshperuar, qe largohen prej tij! Ky denoncim, demaskim dhe proteste ne cdo cast, kudo, ne cdo shesh, rruge, familje, bar a treg i hapur eshte nje Mision Shpetimi Kombetar. Ky Mision eshte detyra, qe na kane ngarkuar qindra mijra votues shqiptare! Ne do ta bejme pa u terhequr kurre pas dhe deri ne fund!! #luftederinefundgrabitjesrilindase.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *