Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Ndalimi i këtyre shtetasve Shkelqim Kastrati, 23 vjeç dhe A.S, 38 vjeç është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Fitness”.

 

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë dhe  i shtetasit :

 

Sipas policisë 23 vjeçari ishte një person shumë i kërkuar  nga drejtësia gjermane për  “Vrasje me dashje”, i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentative, ndërsa 38 vjeçari banues në Shëngjergj Tiranë,  ishte dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

 

23 vjeçari shqiptar ishte dënuar nga Gjykata e Villingen – Schëenningen, në Gjermani me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

 

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën  e “Durrësit”,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishkekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike  “Canabis Sativass”, që dyshohet se  i përkiste shtetasit A.S.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *