Presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar për largimin e qytetarëve nga Shqipëria. Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se shpopullimi është një plagë për të gjitha vendet e rajonit, por theksoi se Shqipëria vuan më shumë. Fajin për këtë kreu i shtetit e la tek qeveria.

 

“Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve. Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale. Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme.”

 

 

Ilir Meta tha se duhet të kthehet shpresa tek të rinjtë që të garnatohet e ardhmja e sigurtë evropiane e vendeve. Deklaratat presidenti i bëri pas një takimi që pati me Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Šefik Džaferović.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *