Dy të rinj nga Elbasani janë arrestuar pasi kanë goditur punonjësit e policisë.

Forca e Posaçme “Shqiponja”,  shkuan në lagjen “Luigj Gurakuqi” pasi morën informacion se dy persona të dehur po shqetësonin banorët e lagjes.  Por shtetasit e lartpërmendur i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë.

 Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *