Të rinjtë sot përballen me një treg pune që po ndryshon me ritme të shpejta. Për shumë prej tyre, paga dhe mundësitë e karrierës janë faktorët kryesorë që ndikojnë në zgjedhjet profesionale. Shpesh të rinjtë kërkojnë mundësi jashtë vendit.
Por cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballen ata?
“Mendoj që puna nuk vlerësohet aq sa duhet, por gjithsesi ka mundësi për ata që duan të punojnë. Unë gjithmonë kam pasur dëshirë të bëhem mjek dhe tregu të ngroh disi sepse është një profesion i kërkuar. Por, gjithsesi, është një punë e vështirë si emocionalisht, ashtu edhe për të pasur një pagë që të barazohet me vitet e punës që ke bërë”, thotw njw student.
“Mendoj që shkencat sociale nuk vlerësohen sa duhet dhe për këtë arsye shumica e studentëve janë më të prirur të zgjedhin ekonominë ose informatikën, të cilat janë degë që rriten në aspektin e pagës. Pjesa e pagës është një nga arsyet kryesore pse të rinjtë largohen jashtë dhe kërkojnë punësim në degë specifike atje”, tha njw student.
“Përfshihem te kuzhina, është një profesion shumë i bukur sepse eksperimenton dhe zbulon gjëra të reja. Tani, nëse këtu ka vende pune, hotele dhe restorante shumë të mira që mundësojnë punësimin, nuk ka pse të kemi nevojë të emigrojmë jashtë. Duhet të ofrohen më shumë vende pune dhe oferta që edhe të rinjtë të jenë të kënaqur”, tha njw student.
Ekspertët e punësimit e shohin këtë situatë si një sfidë që duhet trajtuar me kujdes. Sipas tyre, ka disa arsye që ndikojnë në mungesën e stabilitetit te të rinjve në punësim.
“Ka një jostabilitet sepse ka disa arsye që ndikojnë në jostabilitetin e tyre në punësimin e tyre. Mungesa e vullnetit për të mësuar diçka dhe e treta është pagesa. Një i ri sot pyetja e parë që bëjnë është sa është paga, fitoj mirë? Nëse nuk fitoj iki diku tjetër. Nuk mund të them që është gabim por duhet gjetur një balancë. Ti merr eksperiencën pastaj kalo në freelancer, trendi që është sot për të rinjtë.”
Ndërsa disa profesione mbeten më të kërkuara, të tjera rrezikojnë të harrohen, duke ndikuar në ekuilibrin e tregut të punës. Me rëndësi sipas ekspertëve është krijimi i kushte të favorshme dhe paga konkurruese./vizionplus.tv





