Një grup të rinjsh në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan një festë me qëllim që të thyenin rregullat e vendosura për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

 

Duke sfiduar autoritetet që kërkojnë distancim social, ata u mblodhën të gjithë bashkë për të festuar. Të rinjtë mendonin se ishin “të pathyeshëm” dhe të paprekshëm nga COVID-19, por tani të paktën një prej tyre është i infektuar.

 

Ndërsa Covid-19 ka qenë më vdekjeprurës dhe i ashpër me njerëzit e moshuar në Kinë, por duket se virusi po prek edhe të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Një raport i publikuar javën e kaluar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregoi se deri në 20% të personave të shtruar në spital me koronavirus në SHBA janë midis moshës 20 dhe 44 vjeç.

 

Në New York më shumë se gjysma e rasteve të koronavirusit, 53%, kanë qenë të rinj të moshave 19-49 vjeç.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *