Subscribe

Komuniteti i biznesit kërkon të përshpejtojë aplikimin e  TVSH në 6 % brenda këtij sezoni turistik.

 

Për këtë qëllim një përfaqësi e tyre janë takuar me drejtues të Ministrisë së Financave, për të miratuar sa më parë aktet nënligjore. Por në kushtet që qeveria nuk është mbledhur për shkak edhe të fushatës elektorale, miratimi i akteve nënligjore ka mbajtur pezull këtë situatë.

 

Ndërsa lidhur me aplikimin e TVSH  6% për njësitë akomoduese, bizneset do te duhet të ndajnë me një nipt më vete aktivitetin, në rast se ata ofrojnë shërbime të tjera përveç hotelerisë.

 

Ndryshimi i ministrave në kabinetin qeveritar ka sjellë edhe një ngërç të ecurisë së punëve, pasi vëmendja kryesorë është përqendruar në fushatën elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *