Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Selam Jenisheri kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve të 25 prillit, pasi, sipas tij, janë të pavlefshme.

 

Ndërsa i bën thirrje presidentit Ilir Meta që të mos certifikojë zgjedhjet parlamentare, ai paralajmëroi se në rast se zgjedhjet nuk shpallen të pavlefshme, atëhere Shqipëria do të përballet në shtator me një situatë destibalizuese si ajo e vitit 1997.

 

“KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997. Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh Jenisheri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *