Subscribe

Kreu i Lëvizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta apelon  qe te merret në konsideratë sanksionimi i listave të hapura per zgjedhjet parlamentare te 2017-es Në një kohë qe opozita ka ngritur akuza për blerje të votës dhe presione ndaj qytetarëve në zgjedhjet, çka sipas saj u vu re edhe në zgjedhjet lokale në Dibër, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, flet për fenomene që duhet të marrin fund.

“Penalizimin maksimal e të gjithë atyre që tentojnë të blejnë votën. Penalizim maksimal të atyre që përpiqen të sigurojnë fotografimin e votës si një mjet për të kontrolluar vullnetin e votuesit. Penalizim maksimal të atyre që tentojnë kontrollin e votës bazuar mbi presionet e ndryshme, që nga ato të përfshirjes dhe të palejueshme të administratës publike. Që nga përpjekja për të shantazhuar me mbajtjen e vendit të punës apo akoma më keq me shantazhe të ndryshme të administratës publike ndaj votuesve apo ndaj punëdhënësve të ndryshme.”

Në tryezën për Forcimin e pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor, kryeparlamentari bëri thirrje për mbylljen e rishikimit të Kodit Zgjedhor brenda afateve, në mënyrë që të evitohen ndryshimet e momentit të fundit, që eksperienca ka treguar se nuk kanë qenë pozitive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *