Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ka uruar të gjithë besimtaret ortodokse me rastin e festes se madhe te Pashkes.

Edhe pse këto kremtime nuk janë të zakonshme, pasi situata e Covid-19 ka paralizuar gjithçka, Janullatos iu eshte drejtuar besimtarëve me fjalët e shpresës e të besimit.

“Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvihemi më të mospasurit frikë”, tha Kryepeshkopi ne mesazhin e tij. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal krishti nga njëra zemër te tjetra”, përfundoi mesazhin kreu i Kishes Ortodokse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *