10 të moshuar mbi 90-vjeç në qytetin e Gjirokastrës refuzuan të marrin dozën e parë të injeksionit anti-covid.

 

Edhe pse ishin planifikuar nga ana e mjekëve të familjes për t’u vaksinuar këtë të mërkurë, ata nuk u paraqitën. Të ndodhur përballë kësaj situate, autoritetet i kaluan dozat për personelin mjekësor.

 

SHPETIM NOVI – DREJTOR I ISHP NË GJIROKASTËR

Personat që nuk pranojnë vaksinën do plotësohet formulari që nuk e pranojnë dhe natyrisht stafi mjekësor do i mbaj ata nën mbikëqyrje për çfarë do lloj shqetësimi që do të shfaqin.

 

Ndërkohë dozën e parë e morën 50 të moshuar nga 60 që ishin planifikuar, mes të cilëve ish-shefi i epidemiologjisë në Gjirokastër, Mitro Vllahu.

 

MITRO VLLAHU – ISH SHEF I EPIDEMIOLOGJISË NË GJIROKASTËR

Vaksina të mbron. por duhet mbajtur maska, të lahen duart dhe të mbahet distanca. Është e vetmja mënyrë për të luftuar virusin.

Nuk kam frikë e bëra vaksinën. Jam 93 vjeç. Nuk pata asnjë shqetësim.

 

Edhe në qarkun e Kukësit, të moshuarit bënë injeksionin. Në total ishin 109 persona të kësaj grup moshe që u paraqitën për t’u vaksinuar.

 

HASAN HALILI – DREJTORI I NJESISE VENDORE TE KUJDESIT SHENDETESORE KUKES

Po vazhdojmë paralelisht me mjeket e fshatrave dhe moshën mbi 90 vjeç sot në Kukës janë 51 dhe do vazhdojmë me fshatrat.

 

Brenda muajit mars pritet të nis vaksinimi dhe për mësuesit si dhe kategoritë e tjera të riskut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *