Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume i shprehu falenderimet presidentit Ilir Meta për iniciativën dhe angazhimim për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas Kumes, ky test do të jetë tepër i rëndësishëm për demokracinë, raporton Vizion Plus.

“Pres që një pjesë e mirë e fenomeneve që atakonin standardet e zgjedhjeve, nuk do të shfaqen, si rezultat i ndryshimit ligjor të realizuar dhe angazhimit tonë të përbashkët. Ky proces do të jetë një test tepër i rëndësishëm për demokracinë, ndaj të gjithë duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë në vendin tonë. Lidhur me problemet që do shkaktojë pandemia, duhet parë me shumë seriozitet, sa i takon marrjes së masave për të garantuar pjesëmarrjen sa më të lartë të zgjedhësve në proces.”

Ai shprehu rëndësinë e angazhimit nga ana e të gjithë qytetarëve për të garantuar një proces zgjedhor me standarde, për të mbrojtur çdo votë dhe për të ndaluar qysh sot çdo përpjekje për ta prekur atë.

“Shoh mundësinë e një keqpërdorimi të votës së emigrantëve. Fakti që nuk është realizuar kjo e drejtë, kjo nuk flet për mirë. Edhe ju z.President i  keni bërë thirrje qytetarëve për të trajtuar problemin e kartave të identitetin, që duhet vlerësuar maksimalisht, nëpërmjet një fushate sensibilizuese. Është me rëndësi të angazhohemi të gjithë për të garantuar një proces zgjedhor për të mbrojtur çdo votë dhe për të ndaluar qysh sot çdo përpjekje për ta prekur atë.”  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *