Subscribe

Në 10 shtator Lindita Nikolla do të jetë kryetare e kuvendit të Shqiperisë e numri dy i shtetit.

Në një interviste për Vizion Plus, vetem pak minuta pasi u bë publike detyra qe ajo do të mbaje, Lindita Nikolla ka theksuar cilat do të jenë prioritetet e saj.

 

 

LINDITA NIKOLLA

DEPUTETE, PS

 

Propozimi ishte surprizw, nuk kisha dijeni. Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën. E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time.’’

 

 

Ndërsa ministrat që do të mbajne te njejtat poste jane te fokusuar tek mandati dhe sfidat e reja, duke nisur nga ministrja e Shendetesise Manastirliu e cila betejën kryesore ka pandeminë e koronavirusit.

 

 

Ogert Manastirliu

 

Puna nuk bëhet vetëm por në ekip. Nën drejtimin e Ramës padyshim që përpjekjet e ekipit në ministrinë e shëndetësisë ia kemi dalë të shkojmë në një nivel të mirë sa i përket të gjithë administrimit të menaxhimit të pandemisë.

 

Elva Margariti

 

Kjo përgjegjësi e dhënë nga Kyeministri, nuk është një fitim besimi për sot, por është një luftë për të fituar atë gjithmonë e në vazhdim. Fokusi në mandatin e trete: Janë mungesat e hapësirave për artin dhe kulturën, por edhe mbi të gjitha politika të reja për fëmijët. Jemi në hartimin e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë. Sot është patjetër një sfidë e madhe dhe një përgjegjësi e madhe e shtuar”.

 

Por ndryshe nga kabineti qeverisës, levizjet në kupolen e partisë socialiste duket se kanë krijuar pakenaqesi.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

“Taulanti është një koleg i vjetër. Natyrshëm është një sfidë e vështirë të qënit në këtë pozicion të rëndësishëm. Unë kam eksperiencën time elektorale dhe partiake dhe do të bëj më të mirën e  mundshme për ta çuar përpara punën që është bërë me PS-në. Është një sfidë e mirëpritur.”

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

Unë nuk e fsheh se PS është një parti shumë mirë e organizuar, ama e mira nuk ka fund. Unë ju thashë që kryetari i shumicës parlamentare është përgjegjësi e dytë pas kryeministrit, në administrimin e duhur të besimit që na kanë dhënë shqiptarët. Janë një grup deputetesh që duhet të ruajnë një rol më aktiv, unë nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga ajo që unë kam dëshirë të bëj.Unë do të jem mes Elbasanit dhe Fierit. Të dielën ju pres në Elbasan, pasi luan kombëtarja, ju siguroj që në Elbasan nuk bie tërmet kështu që iu pres të gjithëve.

 

Ndërsa  kritikun më të fortë gjatë muajve të fundit, Ditmir Bushatin, Rama ka vendosur ta kandidojë për anëtar të kryesise se PS.

 

 

DITMIR BUSHATI

KANDIDAT PER KRYESI, PS

 

“Ndërsa  kritikun më të forte gjatë muajve të fundit, Ditmir Bushatin, Rama ka vendosur ta kandidoje per anetar te kryesise se PS”.

 

 

Në kryesi kandidojnë edhe figura si Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj e Mimi Kodheli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *