Një ditë pasi Byroja Kombëtare e Hetimit hapi garën për hetues, reagoi ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë. Përmes një postimi në “Facebook”, selia diplomatike bëri thirrje që ata që janë pjesë e elitës, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e BKH. Sipas ambasadës, vetëm kështu mund të krijohet një sistem drejtësie transparent.

 

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve.”

 

Hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit do të jenë nën urdhrat e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe do të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *