Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se mbajtja e maskës mbrojtëse eshtë mjeti më efikas që sjell reduktimin e përhapjes së koronavirusit.

Ajo deklaroi se spitalet kanë përgatitur kapacitetet për të përballur periudhën vjeshtë-dimër, duke shtuar se këto 3 muaj nuk kanë për të qenë aspak të lehtë për t’u kaluar.

Sipas saj, pritet rritje të rasteve të reja me COVID që kërkojnë trajtim.  Mirëpo, ajo theksoi se dy spitalet COVID janë të përgatitura në rast të shtimit të fluksit të të infektuarve.

“Prej 1 jave është vendosur masa për maskën, shumica e zbatojnë, ka edhe nga ata që refuzojnë ta bëjnë pjesë të rutinës së përditshme, por nevojitet ndërgjegjësimi dhe vetëdija për ta vendosur maskën. Është mjeti më efikas dhe ka sjellë në ato vende ku është përdorur në vazhdimësi një reduktim të përhapjes së covid. Ne jemi 24 orë në punë, jemi në këmbë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të çdo qytetari, kemi përgatitur kapacitetet për të përballur vjeshtë –dimrin, këto 3 muaj që s’kanë për të qenë e lehtë, pasi pritet rritje numrash dhe shtim rastesh që kërkojnë hospitalizim. Do i përgjigjemi situatës me më shumë testime dhe gjurmim të rasteve në terren. Kemi 25% të kapaciteteve në dy spitale të lira. Dy strukturat janë të përgatitura në rast të shtimit të fluksit. Në skenarët tona do përfshijmë edhe spitalet rajonale. Sado që të rrisim kapacitetet tona testime dhe gjurmime, ne s’duhet të humbim asnjë moment. Ky është normaliteti i ri”, deklaroi Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *