Hetimi i rasteve të abuzimit, që dëmtojnë procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ishte temë e bisedës ne takimin mes zëvendëskryeministres Ledina Mandija dhe prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Zv/kryeministrja teknike i ka kërkuar kryeprokurorit, një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale mes qeverisë, Prokurorisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe komisionerit për mbikëqyrjen e shërbimit civil. Zonja Mandia u ndal në rëndësinë e rolit të organit të akuzës, në hetimin e rasteve të përdorimit të  burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor. Ajo kërkoi që të hetohet në drejtim të rasteve të përdorimit të burimeve të siguruara nga veprimtaritë e paligjshme. Më parë, zv/kryeministrja është takuar edhe me kryetarin e KQZ-së dhe komisionerin e mbikëqyrjes së shërbimit civil.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *