Subscribe

Derbi kryeqytetit Tirana -Partizani mbetet ndeshja e vitit në një sezon futbollistik. Një duel që pavarësisht kohës është emocionues dhe spektakolar kur në fushë zbresin dy ekipe rivale që për 90 minuta nuk njohin vëlla apo kushëri, por përfaqësohen vetëm nga ngjyra e fanellës që mbajnë veshur.

Koha kalon, por në memorien e një tifozi kryeqytetas dhe jo vetëm janë fiksuar disa emra që vështirë të harrohen . Ylli Shehu i dha shumë skuadrës së kuqe, dikur si futbollist e sot si trajner  me akademinë e 19-vjeçarëve.

Ai kujton me nostalgji derbin atëherë, ndërsa  bënë dhe një krahasim me skuadrën sot.

 

YLLI SHEHU – ISH-FUTBOLLIST

 

Një derbi shijohet dhe përjetohet gjithmonë pavarasisht cfarë kohe është dhe e bukura është se djemtë nuk kanë nevoje ti motivosh sepse vetë fakti që luajnë një ndeshje derbi është i një tjetër niveli. Sigurisht futbolli ka ndryshuar nga koha që luaja unë . Ateherë stadiumi i mbushur nuk kishte korografi sic bëjnë sot , që ta bëjnë atmosferën dhe më pozitive, aty Tirana Partizani rrinin bashkë.

 

Shehu thotë se pret shumë nga Partizani i këtij viti dhe pse lufta për titull nuk do të jetë aspak e lehtë.

 

YLLI SHEHU – ISH-FUTBOLLIST

 

Unë mendoj se cdo kush do të japi maksimumin në fushë. Pres shumë nga “djemtë e kuq” dhe pse nuk do më mërziste dhe një barazim. Mendoj se i bën mirë të dyja skuadrave.

 

Nga ana tjetër, bardheblutë e viteve 80 kujtojnë me nostalgji  Shkëlqim Muçën kur bashkohej në sulm me Mingën dhe Kolën, treshja e papërballueshme për kundërshtarët, që shënoi afro 400 gola, nga të cilat 87 vetë Muça.

 

SHKELQIM MUÇA – ISH-FUTBOLLIST

 

” Ahh derbi gjithmonë ishte një tjetër ndeshje. Më kujtohej një fitore e jona 7-3. Tifozët gumëzhinin nga gëzimi . Ishte një emocion i papërshkrueshëm . Aty tifozë të Tiranës apo të Partizanit rrinin bashkë dhe e shijonin bashkë një ndeshje derbi. Nuk kishte provokime apo ngacmime sic i kemi sot ”

 

Megjithëse sot ai është drejtor i klubit shumësportësh të Partizanit , zemra e tij mbetet bardheblu.

 

SHKELQIM MUÇA – ISH-FUTBOLLIST

” Unë jam shefi i klubit shuëmsportësh të Partizanit ama gjithmonë do të mbetem një tifoz bardheblu. Kam kaluar shumë kohë tek Tirana , është shtëpia ime edhe pse mendoj se më shumë se një barazim nuk shkon kjo ndeshje . ”

 

Derbi Tirana-Partizani luhet të hënë në orën 19:45 në stadiumin kombëtar në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *