Damian Gjiknuri përfaqesuesi i partisë socialiste në keshillin politik, ka kërkuar mbledhjen të hënën në oren 18:00.

Në letrën e tij, Gjiknuri i referohet ndryshimeve kushtetuese të miratuara ne parlament lidhur me hapjen e listave dhe faktit se po te henen ne 14 shtator është përcaktuar mbledhja e komisionit parlamentar për çështjet ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor.

 

Siç jeni në dijeni, në seancën e datës 30 Korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare. Këto ndryshime në Kushtetutë sanksionuan hapjen e listave të kandidatëve duke u dhënë të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar. Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar  mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00. Tryeza propozoj të mbahet si gjithnjë në ambientet e sallës ovale të Pallatit te Kongreseve. 

 

Vetem pak minuta pas kesaj shkrese, ka ardhur dhe miratimi i partise demokratike, e cila i eshte pergjigjur pozitivisht fteses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *