Subscribe

Shqipëria e Greqia janë më afër zgjidhjes se çështjeve mes dy vendeve. Pas raundit të dytë të bisedimeve mes ministrave të jashtëm Bushati-Kotzias në Korçë, pritet takimi mes dy kryeministrave ditën e enjte në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.

 

Vizioni Plus ka mësuar se kryeministri Edi Rama do te bisedoje me homologun e tij grek Aleksis Cipras. Takimi dypalësh do te mbahet ditën e enjte me date 25 janar në orën 9.45.

 

Te hënën kryediplomati grek Nikos Kotzias tha se negociatat mes Greqisë dhe Shqipërisë janë të suksesshme dhe se deri tani janë bere hapa te rendesishem për të rënë dakord mbi çështjet e pazgjidhura këto 70 vite. Duket se Rama e Cipras do te vulosin atë qe është arritur mes ministrave te jashtëm ne dy raundet e bisedimeve.

 

Pas negociatave tre ditore ne Korçe, nisi menjëherë puna per kërkimin e eshtrave te ushtareve greke te rene gjate luftës, por te cilin Athina e konsideroi arritje historike.

 

Ndërkohe, kryeministri grek Aleksis Cipras do të takohet për here të pare ne Davos edhe me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev ku ne fokus do te jete çështja e emrit nga e cila varet anëtarësimi i Maqedonisë ne NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *