Grupi parlamentar i PS zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të hënë ku u diskutuan një sërë cështjesh.
Mazhoranca ka vendosur që seanca e radhës parlamentare të jetë ditën e enjte,
Ndërkohe PS ka ngarkuar ish ministrin Damian Gjiknuri me detyrën e sekretarit për cështjet zgjedhore.
Por Gjiknuri ka për detyre të jetë në krye të punës edhe sa i takon bisedimeve për reformen zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij para deputeteve te mazhorancës, Rama i ka kërkuar deputeteve që të angazhohen që të ketë pjesmarrje maksimale në Kongresin e partisë më 23 mars.
Po ashtu kryeministri la porosi që në seancën e radhës parlamentare të ditës së enjte të flasin të gjithë deputetet pasi ai saktësoi se mazhoranca e konsideron jetën parlamentare në vend si krejt normale.
Rama i porositi deputetet që të nisin edhe konsultimet me drejtuesit e partive dhe bazën në rrethe sa i takon kandidateve për këshillat bashkiakë.