Subscribe

Drejtuesit më të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës do të mblidhen të Enjten në Tiranë për të dakordësuar kërkesat e tyre ekonomike, financimi i të cilave është një angazhim i Bashkimit Evropian.

 

ODETA BARBULLUSHI

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

Vendet tona presin shumë nga kjo paketë investimesh që është rreth 9 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, por që e ka potencialin shumë më tepër për të mobilizuar deri në 20 miliardë euro.

 

Ndër bashkëpunimet që vendi ynë pritet të vendosë është ajo me fqinjin, Maqedoninë e Veriut.

 

ODETA BARBULLUSHI

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

Të përfshijmë edhe firmosjen e një marrëveshje kudër me Maqedoninë e Veriut, për lehtësimin e kalimit të mallrave ose tregtisë në të gjitha pikat e kalimit doganor me fokus të veçantë në pikën e Qafë-Thanës.

 

Shqipëria shkon në këtë samit, që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi me disa kërkesa të sajat për Bashkimin Evropian.

 

ODETA BARBULLUSHI

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

Njëra prej këtyre pikave është shtrirja e iniciativës së korsive të gjelbërta, ose lehtësimi të procedurave tregtare, të transportit, me vendet kufitare, anëtare të Bashkimit Evropian, dhe këtu kam parasysh që po punojmë me Italinë, për ta kthyer portin e Durrësit në njërin prej këtyre pikave, duke punuar me portin e Barit, Ankonës dhe Tivarit në Malin e Zi. Një tjetër pikë për të cilën kemi vëmendje të veçantë është përshpejtimi i procedurave për uljen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Te kemi njohje të ndërsjelltë të atyre që njihen si certifikatat e gjelbërta të vaksinimit.

 

Takimi i Tiranës dhe marrëveshjet që vendet pritet të arrijnë mes tyre, i prin Samitit të Berlinit, në fillimin e Korrikut, i cili pas shtatë vitesh nga prezantimi nga kancelarja gjermane Angela Merkel, do të jetë i fundit për nga mënyra e funksionimit.

 

Ajo që vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i  kërkojnë BE-së është reduktimi i procedurave burokratike për përfitimin e financimeve në një periudhë më të shpejtë, pasi në të kaluarën ato kanë marrë shumë kohë e të tjerë janë ende në fazë maturimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *