Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka takuar stafin e përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, ku ka deklaruar se ky spital modern do të hapet ditën e enjte.

 

“Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27. Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës. Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, tha Manastirliu.

 

Duke e konsideruar një qëndër ekselencë, Manastirliu bëri me dije se Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet.

“Të gjithë qytetarët e rajonit të jugut, nëpërmjet sistemit të referimit me urgjencën kombëtare do të marrin shërbim të nivelit terciar në këtë spital, por edhe ata të cilët do të referohen nga struktura të tjera, duhet të kalojnë nëpërmjet sistemit të referimit. Ashtu sikurse ndodh për të gjithë spitalet e tjera në vend. E rëndësishme për të theksuar në këtë fazë, është që edhe rastet e referimit të urgjencës do të bëhen nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Urgjencës, por edhe rastet e ndërhyrjeve apo ekzaminimeve apo konsultave dhe shtrimeve të planifikuara do të bëhen vetëm me referimin e mjekëve të spitaleve rajonale, spitaleve terciare, apo spitaleve bashkiake kur nuk ofrohen këto shërbime në spitalet rajonale. Duke qenë se është një spital i nivelit terciar dhe do të jetë vërtet një qender ekselence për këto shërbime”, nënvizoi Manastirliu.

 

Po ashtu, ajo vlerësoi bashkëpunimin e stafeve mjekësore për transferimin e dijeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *