Vajza e Agron Llakajt festoi 35-vjetorin e saj të lindjes.

Me këtë rast, aktori i njohur i humorit i dedikoi një urim të ndjerë e plot fjalë dashurie në profilin e tij në “Instagram”.

Llakaj rrëfen një copë nga momenti kur vajza e tij lindi. Ai e quan atë xhevahirin e jetës dhe e uron për një jetë sa më të gjatë e të lumtur.

“Bija ime Alkida….përpara 35 vjetësh kur ti erdhe në jetën tonë, mami të nxori në dritaren e maternitetit dhe me lot në sy më tha se ti nuk ishe djalë… por vajzë… nuk të gënjej që u gëzova pa masë dhe mezi po prisja momentin të të kisha në duart e mia, e kur të pata në duar, jeta ime mori kuptim dhe ti ishe bota ime…. Sa e bukur! Dhe sot ti, 35 vjet… Sa pak, por dhe sa shumë, e tani s’të kam vetëm bijën time, por të kam dhe shoqe, të kam një këshilltare të vyer, por dhe një xhevahir, se më ke sjellë në jetën time Adean, është dhurata më e bukur që më ke bërë. Le ti falenderohemi Zotit për çdo ditë dhe çdo vit që jemi dhe gëzojmë e festojmë bashkë! Gëzuar bija ime Alkida! Siç ta kam thënë para 35 vjetësh sërish ta përsëris, edhe pse me syze dhe thinja tashmë… “Të dua sa qielli e sa toka!!”… Nuk jam xheloz që ke me shumë shoqe mamin😜. Të kam zemër deri në frymën e fundit! Edhe 100 plot shëndet dhe realizime ëndrrash! 🙏❤️🥰🤗🥂🍾💥💥💥”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *