Subscribe

Një nga kërkesat e protestuesve është edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Mirëpo, kryeministri Edi Rama i del në mbrojtje Veliut, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, edhe nëse 500 mijë persona dalin në shesh dhe kërkojnë njëzëri dorëzimin e tij.

Gjatë një konferences për shtyp, kreu i qeverisë theksoi se dorëheqja e Veliut nuk do të ishte një akt i drejtë, me argumentin se këto lloj vendimesh nuk merren në rrugë.

“Si mund të vihet në diskutim tani që nga rruga, jo këta, po sikur të ishin 500 mijë veta, të kërkojnë tani të ikë dhe drejtori i policisë? Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen, por vendoset në bazë të çfarë është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi, por sepse djalin e vrau arma e shtetit. Ishte e drejtë që ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhet të largohej, jo se kishte përgjegjësi në ngjarje, por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje të mos ishte vetëm me fjalë. Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës, që të jemi shumë të qartë. Edhe unë po të mos isha kryeministër, do të kisha dalë në protestë, por jo në këto protesta, por në atë protestën e parë. Jo për t’iu hedhur në fyt policëve apo për të kapur kanatet e institucioneve e lëshuar gojën, por për të dëshmuar indinjatë qytetarisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *