Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili sfidoi kryeministrin Edi Rama duke nxitur qytetarët që të mos zbatojnë urdhrat e tij për fundjavat pa makina.

Në një video-mesazh në “Facebook”, ai tha se askush nuk duhet të dëgjojë kryeministrin. Referuar Vasilit, Rama në këtë rast do të gjendet “duarkryq”.

“Kam parë të gjithë juve të preokupuar për cmendurinë e radhës së kryeministrit tonë, i cili do të bllokoka makinat për ditë të dielë, nga tetori deri në mars. Nuk ka nevojë t’i ktheni përgjigje këtij të cmenduri: Të gjithë bashkë që ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë, të marrë makinat dhe të dalim të gjithë bashkë në rrugë. Çfarë do bëjë ky i marrë? Do arrestojë dhjetëra mijëra shqiptarë në një ditë? Asgjë nuk do bëjë, do fus gishtin ndër shalë e do ikë. Ndaj të dashur miq, gëzojini ditët e lirisë, ta lëmë të cmendurit në punët e tija. Për sa i takon tetorit, edhe kush nuk e ka planifikuar ta ndezë makinën dhe të dalë, të shohim cdo bëjë, ky, gjithmonë nëse do jetë deri në tetor.”

Edi Rama tha të dielën se po mendohet që nga tetori deri në shkurt të dielat të jenë pa makina. Ky propozim shkaktoi reagime të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *