Katër drejtues mjetesh janë arrestur në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur por edhe për aksidentimin e shtetasve duke qënë nën efektin e alkoolit.

Shtetasit e arrestuar nga policia rrugore e Durrësit janë:

 

-A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Shijak-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l.

 

-S. I., 48 vjeç, banues në Qerret. Ky shtetas u konstatua në lagjen Nr. 17 duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, në masën 0.97 mg/l.

 

-M. H., 48 vjeç, banues në Shijak. Në lagjen Nr. 13 duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volvo”. Pas testit të alkoolit me aparat drage rezultoi se shtetasi M. H. kishte konsumuar alkool në masën 0.58 mg/l.

 

-G. D., banues në Karpen. Në segmentin rrugor Maminas-Shilore, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Seicento”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *