Subscribe

Gjatë 24 orëve të fundit, 83 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, ndërsa 2839 të tjerë janë gjobitur për shkelje të Kodit Rrugor.

 

“Konkretisht: 52 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 512 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 411 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 723 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 204 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 801 masa për parakalime të gabuara, 165 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë midis mjeteve dhe 23 për shkelje të semaforit.”

 

Në njoftimin e policisë theksohet se në fokusin e kontrolleve të përqëndruara janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

 

“Aktualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore nacionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *