Në fshatin Polenë të Korçës është ndërtuar një pistë moderne për motocross, e cila çdo fundjavë mbledh dhjetëra të rinj të apasionuar ndaj këtij sporti ekstrem. Pista konsiderohet nga praktikuesit si një nga më të mirat në Shqipëri.
efektee
Pjesëmarrësit kërkojnë më shumë mbështetje nga institucionet, kryesisht në drejtim të promovimit, për ta kthyer këtë pistë në një pikë referimi për motocross në Shqipëri.
Isert Gjatolli:
“Kjo pistë po bën 6 vite që është ndërtuar, deri më sot është pista më e mirë për motocross. Jemi 6-7 djem. Ne e kemi pasion, dëshirë kanë por duhet ekonomi, kënaqemi. Ka interes se është diçka që në Shqipëri apo Korçë nuk është parë, shpresojmë të ketë tek të rinjtë. Nga bashkia të bëhej diçka, fonde për pistën, sadopak, sepse është sport që po rritet.”
Mariglen Malaveci:
“Të merresh me motocross është një nga gjërat më të bukura për ne, ka adrenalinë. Unë kam të paktën 10 vite pa ndërprerje. Kemi qejf të zhvillohet më shumë. Nga shteti vetëm ta promovojë, na japë një leje të bëhet e ligjshme, të vijnë qytetarë nga Tirana, të bëhen gara, të promovohet zona. Si pikë turistike është, fshati Polenë ofron diçka, ne përpiqemi të ofrojmë diçka.”
Dhimitraq Kolevica:
“Nga shteti duam vetëm promovim, financiare e mbulojmë vetë. Po pse jo, është sport që të fal adrenalinë, kënaqësi. Në verë mund të them çdo të diel, për të parë vijnë, por në pistë do eksperiencë.”
Gjergji Konomi:
“Kam jetuar jashtë që fëmijë, por në vendet europiane në kategori më 1.8 kg është e vështirë të jenë. Me motocross kam 15 vite që ushtroj këtë gjë, më pëlqen enduro. Nëse na mbështesin dhe çunat e tjerë, nuk na njohin, besoj do afrohen dhe shumë të tjerë.”
Promovimi i sporteve alternative si motocross konsiderohet një mundësi e mirë për të rinjtë, por edhe për zhvillimin e turizmit sportiv në zonë, duke e kthyer Polenën në një destinacion tërheqës për kërkuesit e aventurës.
/vizionplus.tv





