Subscribe

Kjo e hënë shënon zbatimin në terren të projektit, ku inspektorët tatimorë do të jenë të pajisur me kamera regjistruese në çdo kontroll që kryejnë tek bizneset. Ky projekt fillimisht nis vetëm në tiranë dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

 

Administrata tatimore njofton se kjo masë vjen në kuadër të reduktimit të informalitetin në ekonomi.

 

Qëllimi është që të regjistrohet çdo veprim i tatimorëve në terren për  kontrollet që ata kryejnë, duke shmangur çdo abuzim apo rast korrupsioni të mundshëm. Në total janë 20 kamera për 20 grupe kontrolli që do të operojnë në terren.

 

Për administratën tatimore kjo nisëm garanton gjithashtu edhe përmbushjen e detyrave të inspektorëve, komunikimin e tyre me tatimpaguesin, por edhe përpunimin e saktë të të dhënave të regjistruara.

 

Pajisja e inspektorëve tatimorë me kamera vjen në të njëjtën linjë si policia rrugore, e cila regjistron komunikimin e policit me shoferin, për çdo shkelje të pretenduar. Por se sa do të funksionojë kjo nisëm mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *