Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 February 2026
Vizion fokus

Moti i keq në Marok, raportohet për viktima dhe...

Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës

Rama në Bruksel, takohet me Antonio Costa

Suedia ndryshon ligjin e shtetësisë

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk...

VIDEO/ U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës...

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK,...

Franca nis stërvitjen ushtarake “Orion 26”

Berisha fton shqiptarët në protestë: Asnjë nuk na ndal,...

Tarifat e Trump/ Kina: Tregu ka folur! Pekini fton Uashingtonin në bisedime me kushte të barabarta

5 Prill 09:25

“Tregu ka folur”, vlerësoi sot Kina, duke kritikuar tarifat e presidentit amerikan Donald Trump dhe duke ftuar Uashingtonin në “konsultime në kushte të barabarta”.

Gjithashtu, disa shoqata tregtare kineze, industri të tilla si tekstile, farmaceutike dhe elektronikë, bënë thirrje sot për unitet në kërkimin e tregjeve alternative dhe paralajmëruan se tarifat do të përkeqësonin inflacionin amerikan.

“Tregu ka folur”, komentoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiakun në një postim në Facebook mëngjesin e sotëm, të cilin e shoqëroi me një foto që tregon rënien e bursës amerikane.

Trump njoftoi një tarifë shtesë prej 34% për importet kineze (gjithsej 54% që nga fillimi i vitit), si pjesë e tarifave të reja për shumicën e partnerëve tregtarë të SHBA.

Këto lëvizje të Uashingtonit të premten provokuan një reagim nga Pekini, i cili njoftoi tarifa shtesë prej 34% për importet amerikane dhe eksportet e kufizuara, duke përshkallëzuar luftën tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Tregjet e aksioneve në mbarë botën u fundosën dje pas njoftimit të Kinës dhe paralajmërimit të Trump se nuk do të kishte ndryshim politikash, duke zgjeruar humbjet që ishin regjistruar në fillim të javës pasi Republikani njoftoi tarifat e reja.

Indeksi S&P regjistroi një rënie totale prej 9% gjatë javës së kaluar.

“Tani është koha që SHBA të ndalojë së bëri gjërat e gabuara dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet me partnerët e saj tregtarë përmes negociatave në baza të barabarta,” tha Guo në një postim në anglisht.

Shoqata Kineze e Tregtarëve të Ushqimit i bëri thirrje “Industrisë së import-eksportit të ushqimit dhe bujqësisë të Kinës të bashkohen dhe të forcojnë bashkëpunimin në mënyrë që së bashku të kërkojnë tregjet vendase dhe të huaja”.

Shoqata e tregtarëve të metaleve dhe kimikateve vlerësoi se tarifat e SHBA “do të rrisin kostot për importuesit dhe konsumatorët amerikanë, do të intensifikojnë inflacionin e brendshëm të SHBA dhe do të rrisin shanset e një recesioni në SHBA”./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kinë SHBA Tarifa trump

Nga e njëjta kategori

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vjet burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

më shumë...

Moti i keq në Marok, raportohet për viktima dhe të zhdukur

më shumë...

Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

më shumë...

SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:53

KQZ certifikon rezultatin zgjedhor në Kosovë

10:17

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vjet burg...

10:15

Moti i keq në Marok, raportohet për...

9:36

Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën...

9:28

Zbuloni cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin...

9:23

SHBA merr komandën e unifikuar detare të...

8:54

Rama në Bruksel, takohet me Antonio Costa

8:47

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite...

8:26

Suedia ndryshon ligjin e shtetësisë

8:01

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK,...

7:44

VIDEO/ U konfliktua me qytetarin në afërsi...

7:37

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët...

7:29

Franca nis stërvitjen ushtarake “Orion 26”

7:10

Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do...

7:09

Berisha fton shqiptarët në protestë: Asnjë nuk...

6:46

Rrëzohet helikopteri gjatë stërvitjes, humbin jetën dy...

6:42

25-vjeçari shqiptar bën për spital berberin në...

6:21

Aksident i rëndë, përplasen dy fuoristrada te...

6:15

Macron kërkon shpjegime nga Merz për dështimin...

6:09

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite...

Më të klikuarat

  • Venusi te Peshqit! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Mundësi e...
  • “Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mun...
  • Rama: S’ka urgjencë për “Ballukun”! Kryeministri lajmëron nd...
  • “Debatet janë të pashmangshme”, parashikimi i yj...
  • Do të prehen në atdhe! Mblidhen 75 mijë euro për kthimin në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.