Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim e konsideron një hap të rëndësishëm ndërtimin e gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti.

Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, kryediplomatja amerikane shprehet se TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë, përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Për rrjedhojë, sipas Kim, Shqipëria do të bëhet një pjesë integrale e arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

“Ky është hap strategjikisht i rëndësishëm. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia”, shkruan Yuri Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *