Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit për të shkarkuar nga detyra ish-drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Përmes një postimi në “Facebook”, demokrati shkruan se pasi u përdor nga qeveria për të shpëtuar llumin dhe sulmuar opozitën, e “flakën si shumë të përdorur”.

“Prelën e flakën si shumë të përdorur! Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!  Shpetoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit! Drejtësia vonon por nuk harron, po ju vjen dita”, shkruan Salianji. 

Sipas trupit gjykuese, Prela nuk arriti ta justifikonte me burime të ligjshme pasurinë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *